Botë

Inaugurohet ura në Kukës

04.11.2024 18:27

Pas një kohe të gjatë vonese, ura e madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullim...

Pas një kohe të gjatë vonese, ura e madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullim. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
 
“Ky investim i jep një përgjigje kuptimplotë të gjithë atyre që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth.”, u shpreh Rama.
 
Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra. Ajo do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku, që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.
 
Ura është e harkuar me strukturë çeliku peshon rreth 5.000 ton dhe nuk ka këmbë. Ajo ka kushtuar rreth 40 milionë euro dhe konsiderohet një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj.
 
LULJETA NDOKA