Maqedoni

Presidentja Davkova, seancë konstituive të Këshillit të Sigurisë

04.11.2024 18:46

Këshilli i Sigurimit në seancën e parë konstituive vërtetoi anëtarët e këtij trupi...

Këshilli i Sigurimit në seancën e parë konstituive vërtetoi anëtarët e këtij trupi të lartë këshillëdhënës të presidentes, e që janë: Afrim Gashi - kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski - kryeministër, Pançe Toshkovski - ministër i Brendshëm, Timço Mucunski - ministër i Jashtëm, Vllado Misajllovski - ministër i Mbrojtjes dhe tre ekspertë: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vllado Spiridonov.
 
Me këtë rast, gjashtë muaj pas zgjedhjes së presidentes së shtetit u realizua edhe konstituimi i Këshillit  të Sigurimit. Me ftesë të presidentes në takimin konstituiv kanë prezantuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, drejtoresha e Agjencisë së Kundërzbulimit dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, thuhet në komunikatën e zyrës së presidencës.
 
Përveç pikës kryesore, në takimin që ka zgjatur një orë e gjysmë, ka diskutuar edhe për çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë në vend. Seanca e fundit konstituive është mbajtur në muajin maj.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU