Maqedoni

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 45-të

29.04.2015 09:32

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 45-të në të cilën do të debatojë për disa vendime ligjore me procedurë të shkurtuar...

Në rend dite janë ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe për blerjen e tokës ndërtimore në pronë shtetërore dhe të Ligjit për marrëdhënie pune.
 
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për material arkivor dhe të Ligjit për sportin.