Botë

Zjarr pyjor afër centralit të vulosur bërthamor në Çernobil

29.04.2015 09:34

Zjarr i madh pyjor ka shpërthyer afër centralit të dikurshëm bërthamor në Çernobil, i cili pas avarisë dhe zjarrit të madh në vitin 1986 është vulosur dhe izoluar...

Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme kumtoi se me zjarrin janë përfshirë 400 hektarë pyje, të cilat ndodhen rreth centralit të dikurshëm.
 
Flaka e zjarrit tani për tani ndodhet rreth 15 kilometra nga centrali, por përfaqësuesi i Çernobilit ka shprehur bindje se zjarri, megjithatë, nuk i kërcënohet objektit me kontaminim të lartë energjetik, që është konservuar dhe i mbështjellë me mbulesë speciale që të mos rrezatojë radiacion.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov deklaroi se autoritetet dyshojnë se zjarri ndoshta është shkaktuar qëllimisht dhe tha se janë vendosur masa të veçanta për siguri në gjithë zonën rreth centralit.
 
Më 26 prill të vitit 1986, avaria në Çernobil dhe zjarri që pastaj shpërtheu, kanë shkaktuar lirimin e një reje radioaktive dhe kontaminim të madh në gjithë qytetin afër centralit. 
 
Avaria në Çernobil që prej para 29 vjetëve është deri më tani fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë./mia