FBI-ja alarm para zgjedhjeve në ShBA, Rusia dhe Irani mbeten kërcënim
Komuniteti i inteligjencës së ShBA-së....

Komuniteti i inteligjencës së ShBA-së paralajmëroi për përpjekjet globale për të manipuluar opinionin publik amerikan dhe për mundësinë e dhunës që mund të ndodhë si rezultat.
“Komuniteti i inteligjencës së ShBA-së ka vëzhguar armiq të huaj, veçanërisht Rusinë, duke kryer operacione shtesë ndikimi të destinuara për të minuar besimin publik në integritetin e zgjedhjeve në ShBA dhe për të nxitur përçarje midis amerikanëve.”, thanë nga FBI.
“Komuniteti i inteligjencës pret që këto aktivitete të intensifikohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe në javët në vazhdim dhe që narrativat e ndikimit të huaj të përqendrohen në shtetet kyçe.”, vazhdoi paralajmërimi.
“Rusia është kërcënimi më aktiv.”, paralajmëron deklarata e re.
“Aktorët e ndikimit të lidhur me Rusinë, në veçanti, po prodhojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve për të ngjallur frikë te votuesit për procesin e zgjedhjeve dhe për të sugjeruar se amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike, duke u bazuar në informacionin e disponueshëm për komunitetin e inteligjencës. Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, duke përfshirë ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve. Ne presim që aktorët rusë të publikojnë përmbajtje të tjera të fabrikuara me këto tema deri në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët e javët pas mbylljes së votimeve.”.
Përveç paralajmërimit për ndërhyrjen e mbështetur nga Kremlini, komuniteti i inteligjencës amerikane tha se Irani “mbetet një kërcënim i rëndësishëm për ndikimin e huaj në zgjedhjet e ShBA-së.”.
