Anulohet seanca gjyqësore për spitalin Modular në Tetovë, sot mungoi gjykatësi Vellkovski
05.11.2024 12:17
Për të tretën herë me radhë është anuluar...

Për të tretën herë me radhë është anuluar seanca gjyqësore për rastin e djegies së Spitalit Modular në Tetovë. Për dallim nga hera e kaluar, kur anulimi i seancës kishte ndodhur për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve, anulimi i sotëm ndodhi për shkak mungesës së gjykatësit Jordan Vellkovski, i cili ishte në pushim mjekësor.
Seanca e rradhës u caktua për me datë 15 janar të vitit që vjen.
