Botë
Ekzekutohen tetë persona të dënuar me vdekje në Indonezi
29.04.2015 09:35
Qeveria e Australisë vendosi ta tërheqë ambasadorin e saj nga Xhakarta, në shenjë proteste, pasi autoritetet indoneziane...

Qeveria e Australisë vendosi ta tërheqë ambasadorin e saj nga Xhakarta, në shenjë proteste, pasi autoritetet indoneziane nuk i pranuan kërkesat australiane për anulimin e ekzekutimit të dënimit me vdekje dhe i pushkatuan dy australianë, së bashku me gjashtë persona të tjerë, të gjithë të dënuar për kontrabandë me drogë.
Ekzekutimi i tetë të dënuarve me vdekje është kryer në agim, sipas kohës indoneziane, në burgun Besi në ishullin Nuskamnanbag.
Autoritet australiane një kohë të gjatë insistuan t'i shpëtojnë shtetasit e tyre të dënuar, Endrju Çan dhe Mujran Sukmairn, duke kërkuar nga autoritet e Indonezisë të anulohet ekzekutimi i dënimit, derisa nuk përfundon hetimi i tërësishëm për korrupsion në polici për rastin e tyre.
Endrju Çan dhe Mijuran Sukamarin u arrestuan në vitin 2005 nga autoritet indoneziane në Bali, gjatë tentimit të kontrabandojnë nga Indonezia në Australi 8,2 kilogram heroinë. Së bashku me ata u arrestuan edhe shtatë australianë të tjerë. Hetimi më vonë konfirmoi se ata dy janë udhëheqës të grupit kontrabandues dhe u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët morën dënime me 20 vjet burg .
Ky vend aziatik ka një nga ligjet më të rrepta në botë kur bëhet fjalë për kontrabandim të drogës./mia
