Maqedoni
Konferenca “NATO-ja dhe rreziqet e sigurisë”: Situata e sigurisë në vend është stabile
05.11.2024 15:30
Situata e sigurisë në vend është stabile. Kërcënimet ndaj të gjithëve janë dezinformatat...

Situata e sigurisë në vend është stabile. Kërcënimet ndaj të gjithëve janë dezinformatat, sulmet hibride dhe përzierja në punët e brendshme. Për shkak të luftërave në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, kërcënime sa i përket sigurisë paraqet edhe vala e re e emigrantëve, për shkak se shoqëritë janë të cenueshme shfrytëzohet sistem gjithëpërfshirës i sigurisë, siç është Aleanca Veriatlantike. Kjo u potencua në kuadër të konferencës “Sfidat e sigurisë për Evropën”.
“Çdoherë me struktura të caktuara radikale duhet të jeni të përgatitur. Nga ana tjetër, ajo që ndodh në Lindjen e Mesme është se mund të rritet numri i emigrantëve dhe të ashtuquajturës ruta ballkanike dhe kjo do të ndikonte në situatën tonë të sigurisë.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
“Kërcënimet më të mëdha vijnë nga brenda nga vet Aleanca nga partnerët e NATO-s dhe është e qartë se shoqëritë tona janë të cenueshme dhe duhet të pranojmë këtë dhe kjo është arseja se pse shfrytëzojmë të njëjtën qasje për siguri dhe mbrojte, që është një term gjithëpërfshirës.”, - theksoi ambasadorja e Gjermanisë në RMV, Petra Dreksler.
Me hyrjen në BE përmirësohet edhe situata kolektive. Nuk është mirë Ballkani Perëndimor të mbahet larg BE-së. Mes prioriteteve të vendit dhe për një siguri më të madhe është edhe integrimi në strukturat e sigurisë, thotë profesori universitar, Gjurovski.
“Prioriteti në periudhën e ardhshme është përforcimi i sigurisë kombëtare duke ndërtuar konceptin që RMV-ja është gjithçka çka kemi.”, - u shpreh profesori universitar, Marijan Gjurovski.
RMV-ja do të ofrojë pako të re ndihme për Ukrainën. Ministri Misajllovski paralajmëroi edhe modernizim të përshpejtuar të Armatës.
FLUTURA LATIFI
