Botë

Mbreti saudit e emëroi Muhamed bin Najef trashëgimtar të fronit

29.04.2015 09:45

Mbreti i Saudisë Sallman e emëroi princin Muhamed bin Najef al Saud si trashëgimtar të fronit, njofton TASS...

Monarku e plotësoi kërkesën e princit Mukrin bin Abdul Aziz al Saud për t'u liruar nga pozita e trashëgimtarit të fronit dhe zëvendëskryeministër i parë, njofton televizioni "Al Arabia".
 
Princi Muhamed bin Najef al Saud, i cili është emëruar për trashëgimtar të fronit është 56-vjeç. Ai konsiderohet si aleat i afërt i SHBA-së dhe kundërshtar i islamistëve.
 
Në vitin 2009, derisa ishte shef i shërbimeve të sigurisë, Al Kaeda, dërgoi njerëz për likuidimin e tij. Princi përjetoi sulm, në të cilin një islamist i është afruar duke brohoritur se dëshiron të dorëzohet, ndërsa më pas është vetëvrarë. Në vitin 2012 princi u bë ministër i Punëve të Brendshme. Sot ai është një prej princërve më me ndikim të gjeneratës së tij në dinastinë në pushtet, Al Saud.
 
Princi është djalë i trashëgimtarit të ndjerë të fronit princit Najef, i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme nga viti 1975 dhe vdiq nga sulmi në zemër në vitin 2012.
 
Muhamed bin Najef ka përfunduar studime politike në SHBA në vitin 1981./mia