Trump pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, fiton shtetet e lëkundura, përgatitet për fjalimin e fitores

06.11.2024 09:27

Donald Trump është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë...

Donald Trump është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka arritur të fitojë zgjedhjet përballë zv.presidentes Kamala Harris dhe në shtetet e lëkundura.

Në rezultatet paraprake, Trump kryeson me 246 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris, ndërsa numërimi është drejt përfundimit.
 
Mbështetësit e ngazëllyer të Donald Trump, kanë filluar festën në disa pjesë të SHBA-së, ndërsa zgjedhja e tyre për president po ecën përpara në rezultatet e parashikuara.
 
Disa kanë veshur kapele Maga (Make America Great Again – slogani i fushatës së Trumpit), të tjerët janë të mbuluar me flamurin amerikan.