Trampi shpall fitore, republikanët rifituan shumicën në senat

06.11.2024 09:36

Donald Trampi shpalli fitoren e tij në Florida, ku i entuziazmuar falënderoi amerikanët që e votuan....

Donald Trampi shpalli fitoren e tij  në Florida, ku i entuziazmuar falënderoi amerikanët që e votuan. Ai i premtoi shtetasve të ShBA-së për një punë të jashtëzakonshme, deri në arritjet më të mira për vendin që ai do të drejtojë.

Ndër të tjera, Trampi e konsideroi këtë fitore një arritje të madhe, sidomos për votat që mori në shtetet kritike, të dyzuara mes atij dhe rivales, Kamala Harris.
 
“Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri? Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falënderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47. Unë çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.”, tha Trampi.