Liderët botërorë urojnë Trampin
06.11.2024 10:48
Reagimet përtej Atlantikut filluan, teksa Donald Trump...

Liderët botërorë uruan Trampin për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. Ata shprehën gatishmërinë për të punuar me ShBA-në dhe për përballuar me sukses sfidat globale.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kier Starmer, në një postim në rrjetin social X, ka uruar Trampi.
“Urime presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp, për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim.”, shkruan lideri britanik.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar Trampin, ku fitoren e republikanit e quan rikthimin më të madh në historinë politike të ShBA-së.
“Rikthimi më i madh në historinë politike të ShBA-së! Urime presidentit Donald Tramp për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!”, shkruan Orban.
Po ashtu edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka uruar republikanin Tramp, ndërsa shkruan se është i gatshëm për të punuar në 4 vitet e ardhshme.
Nuk ka munguar as urimi nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehet se ShBA-ja dhe Italia janë “kombe motra”.
Kancelari austriak, Karl Nehamer, në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Unë e përgëzoj Donald Trampin për suksesin zgjedhor. ShBA-ja është një partner i rëndësishëm strategjik për Austrinë. Ne presim të zgjerojmë dhe forcojmë më tej marrëdhëniet tona transatlantike së bashku në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat globale.”.
