I pari i Kuvendit, Afrim Gashi uron Trumpin për fitoren

06.11.2024 11:16

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi i ka dërguar telegram urimi presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump.

Urimi i Kryeparlamentarit, Afrim Gashi:
 
Urime të sinqerta Presidentit Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane.
 
Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.
 
Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje.
 
Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik.