Botë
Ditë zie në BeH pas sulmit terrorist në Zvornik
29.04.2015 10:25
Në Bosnjë e Hercegovinë sot është shpallur Ditë zie pas sulmit terrorist mbi stacionin policor në Zvornik...

Vendim për shpalljen e Ditës së zisë në dy entitete sollën Qeveria e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe Qeverisë së Republikës Sërbska, njofton FENA.
Në një sulm mbi stacionin policor, të kryer nga 24-vjeçari Nerdin Ibriq nga një fshat në afërsi të Zvornikut, është vrarë Dragan Xhuruq, pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërbska dhe janë lënduar edhe kolegët e tij, Zhelko Gajiq dhe Stevo Milovanoviq. Ibriq është vrarë në të shtënat e njëpasnjëshme.
Polici Dragan Xhuruq do të varroset sot në varrezat në Karakaj, në afërsi të Zvornikut, me nderimet më të larta policore./mia
