Maqedoni

Mexhiti: Agjenda e Gjelbër, mundësi për transformim të koordinuar ekologjik

06.11.2024 13:39

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti...

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtërishme, theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor si një pikë kthese për rajonin, por edhe për vendet individuale, për shkak të mundësisë që ofron për një transformim të madh të koordinuar të rajonit.
 
“Klasteri i 4-të i referohet Agjendës së Gjelbër dhe mobilitetin e qëndrueshëm  dhe si i  tillë lejon një pasqyrë të drejtpërdrejtë në lidhjen ndërmjet sektorëve, veçanërisht sektorët e energjisë, transportit dhe mjedisit, ndaj të cilit sektori i energjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë, si cilësia e ajrit dhe biodiversiteti, burimet ujore. Nga ana tjetër, i njëjti sektor i energjisë ka potencialin më të madh për zbutjen e ndryshimeve klimatike me ndërhyrje korrekte dhe të duhura në zbatimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë, Izet Mexhiti. 
 
Kreu i KRrE-së, Bislimovski, thotë se kushtet në tregun e hapur të energjisë elektrike aktualisht janë më të mira për konsumatorët dhe për këtë arsye kompanitë e vogla po ikin atje.
 
“Varësisht se sa do të jetë shuma e humbjeve, aq do të jenë çmimet për distribuim. Duhet të shohim se çfarë çmimesh EMV-ja do t’i propozojë distribuesit universal dhe pastaj do të kemi informacione konkrete, por asnjëherë KRrE-ja nuk do të pranojë çmime aq të larta. Unë duhet t’i shoh se cilat do të jenë çmimet e tenderëve për humbjet dhe çmimet në tenderët për distribuesin universal.  Varësisht periudhave të vitit, ne jemi të përafërt me Malin e Zi, Serbinë, por e di që Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike, por kanë dhe subvencione të theksuara nga ana e shtetit, e njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri.”, - theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
 
Në konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtërishme shprehu përkrahje për ndërhyrjet në aplikimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, me kusht që të mos cenohet mjedisi dhe natyra.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI