Maqedoni

MPB, kallëzim penal ndaj shefit të policisë nga koçani

06.11.2024 14:16

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal kundër shefit të policisë nga Koçani...

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal kundër shefit të policisë nga Koçani, për shkak të dyshimit për shpërdorim të pozitës zyrtare, pasi që në disa raste me veturën e tij private kishte kaluar pikën pagesore në Kadrifakovë dhe Preod, duke treguar legjitimacionin zyrtar të MPB-së dhe duke mos paguar fare. Për këtë vepër penale, kontrolli i brendshëm ka siguruar edhe video materiale nga pika pagesore, ndërsa ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, e cilëson këtë akt si të turpshëm.
 
“Procedurat për ta keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar janë të turpshme. Nëse mundet çdo qytetar të paguajë në pikat pagesore, duhet patjetër të paguajë edhe çdo i punësuar në MPB. Vetëm në këtë mënyrë mund të dëshmojmë se çdo njeri nga ne duhet të respektojë ligjin. Kjo është padi penale që do të tregojmë se me të vërtetë po tentojmë t’i luftojmë gjitha keqpërdorimet që kanë qenë të pranueshme gjatë kohë në të kaluarën.”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
 
Kryqi i Kuq dhe MPB-ja thellojnë bashkëpunimin
 
Toshkovski përseriti edhe njëherë vendosmërinë e tij për të vënë rënd në këtë vend, duke i  luftuar jo vetëm keqpërdorimet e brendshme të detyrës zyrtare brenda, por premton edhe luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit të lartë. Përveç kësaj, MPB-ja dhe Kryqi i Kuq së bashku me disa institucione tjera po thellojnë edhe bashkëpunimin në pjesën e menaxhimit me kriza. 
 
“Patëm mundësi me përfaqësuesit e ekzekutivit të shkëmbejmë dhe të definojmë ambiciet tona të përbashkëta në drejtim të marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të shumta me të vetmin qëllim që bashkërisht ta shndërrojmë vendin në një vend më të mirë për jetesë. Po bëhet fjalë për platformën, e cila u përpilua gjatë periudhës së kaluar, ku saktësisht janë definuar se në cilat fusha dhe pjesë dëshirojmë të jemi pjesë e gjërave që ndodhin në vend e sidomos në pjesën e menaxhimit me kriza.”, - theksoi Sait Saiti nga Kryqi i Kuq.
 
“Kryqi i kuq është institucion kyç, i cili mund të  zgjasë dorën në momente shumë të rëndësishme gjatë ngjarjeve të padëshirueshme, andaj vlerësoj se roli i tij është shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe jam i bindur se me bashkëpunimin e përbashkët do të jemi gatshëm që t’i përgjigjemi çdo sfide më të madhe.”, - u shpreh ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
 
Platforma e promovuar e Kryqit të Kuq afirmon praktikat e mira dhe njëherit përfshin edhe udhërrëfyes se si dhe në çfarë forme do të duhet t’i përgjigjet institucionalisht krizave eventuale. Në këtë drejtim, gjatë periudhës së ardhshme, Kryqi i Kuq do të duhet të nënshkruajë marrëveshje edhe me disa institucione tjera.
 
REXHEP QAMILI