Maqedoni
Nesër pa energji elektrike në gjashtë komuna të Shkupit
29.04.2015 10:47
Nesër do të ketë shkyçje disaorëshe të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të vendbanimeve...

Nesër do të ketë shkyçje disaorëshe të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të vendbanimeve në komunën e Kisella Vodës, Gazi Babës, Sarajit, Çairit, Petrovecit dhe Qendrës. Arsyeja janë aktivitetet teknike në sistemin elektrik, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave.
Pa energji elektrike nesër nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë konsumatorët e energjisë elektrike në rr. "Sasa" - nënrrugët 2, 4 dhe 18 në komunën e Kisella Vodës, 8:30-14:30 në rrugët "Stojna Stefkova", "Ordan Çopela" dhe "373" në komunën e Gazi Babës, dhe nga 09:30 deri në orën 13:00 një pjesë e fshatit Bukoviq në komunën e Sarajit.
Nesër nga ora 09:30 deri në orën 14:00 nuk do të ketë një pjesë e rrugëve "Cvetan Dimov", Xhon Kenedi", "Pançe Nedelkovski" dhe "Kemal Ataturk" në komunën e Çairit, nga ora 9 deri në orën 14:30 në Agino Selo, Totinci, Katlanovsko Bllacë Kozhle, Badadër, Drimkol Skeper dhe tuneli i Katllanovës dhe në komunën e Petrovecit, 9-11 në rrugën "Serska dhe Hristo Uzunov" në komunën Qendër ndërsa nga ora 12 deri në 14 në rrugën "Cërniçe" në komunën e Kisella Vodës./mia
