Maqedoni

Një sistem gjyqësor efikas, faktor kyç për shtetin e së drejtës

06.11.2024 15:21

Ekzekutivi nuk mund të realizojë vetëm reforma në drejtësi....

Ekzekutivi nuk mund të realizojë vetëm reforma në drejtësi. Rolin kyç e ka çdo prokuror publik, dinjiteti dhe profesionalizmi i tyre, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në Konventën Kombëtare të Bashkimit Evropian në vend.
 
“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik si trup gjyqësor, të cilat mbajnë barrën e kualitetit në punë për çdo gjykatës dhe prokuror, por do të duhet të mbajnë barrë po ashtu edhe për sanksionimin e tyre, të cilët i dëmtojnë standardet profesionale dhe kriteret etike.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë së RMV-së, Igor Filkov.
 
Sipas ekspertit ligjor nga Kroacia, Turkalj, nevojiten ndryshime në Kushtetutë me konsensus të plotë nga Qeveria dhe opozita dhe sigurisht vendosmëria për të çliruar shoqërinë nga gjyqësori i keq.
 
“Duhet vendosmëri politike, por kur po them elita politike, këtu po mendoj edhe për pozitën edhe për opozitën. Në Kroaci, opozita na ka ndihmuar, me qëllim që të jepet një pasqyrë që të gjithë jemi për atë ndryshim.”, - theksoi eksperti ligjor nga Kroacia, Kristian Turkalj.
 
Institucionet duhet të punojnë më shpejt për të dhënat e rëndësishme për procedurën e hapur. Por, sipas panelistëve, pengesë e madhe është mosringjallja e modelit ndërveprues.
 
“Sa kohë duhet që të mblidhen disa informacione për një person, siç janë numri amë apo të dhënat e vendbanimit, ajo sigurohet me letër të dërguar deri tek sektori i caktuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa prej atje të dhënat i presim me javë të tëra apo ndonjëherë edhe me mua.”, - u shpreh gjyqtarja e Gjykatës Penale, Daniela Aleksovska Stojanovska.
 
Prokuroritë i zvarritin hetimet me vite, edhe pse afatet janë 6 deri më 18 muaj. Kjo lë vend edhe për korrupsion. Gazetari Magleshov thotë se afatet për në Prokurori duhet të jenë të detyrueshme. Ndër hetimet e hapura më të gjata, përmendën rastin e “Eurostandard Bank”, e cila zgjatë 45 muaj, pastaj rasti për fasadën e Qeverisë 31 muaj dhe për rastin "Autori", e cila zgjati 79 muaj. Në RMV më së shumti shkelen të drejtat e njeriut, për shkak të zgjatjes së procedurave. 
 
FITIM KRYEZIU