Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme, Mickoski: Nuk është në interes të qytetarëve

06.11.2024 15:41

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e sheh të arsyeshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm...

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e sheh të arsyeshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Sipas Mickoskit, edhe pse të gatshëm, nuk është interesi shtetëror dhe as qytetar që të mbahen zgjedhje para përmbylljes së mandatit të plotë. Kryeministri si prioritet shikon interesin zhvillimor të qytetarëve, e jo të partive.
 
“Kjo Qeveri ka mandat katërvjeçar nga qytetarët, legjitimitet. Do të duhet t’i rrekemi punës dhe të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Nëse hyjmë në një rreth të tillë nuk do të arrijmë sukses. Qëllimi ynë është të sjellim diçka të mirë për qytetarët dhe këtë e bëjmë çdo ditë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Zgjedhjet e parakohshme, sipas Mickoskit, nuk vijnë parasysh as nëse LSDM-ja i inicion zgjedhjet e parakohshme, duke shpenzuar edhe 10 milionë euro para të qytetarëve. Sipas kreut të ekzekutivit, prioritet duhet të kenë reformat. Interesi për zgjedhje të parakohshme është afirmuar nga BDI-ja, ndërkaq nga koalicioni VLEN janë shprehur se nuk kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme, por vlerësojnë se Qeveria aktuale është stabile me 78 deputetë me tendencën për të arritur dy të tretat e  mandateve.

MERAL ISMAILI