Publikohet thirrja publike nga programi IPARD në vlerë 14 milionë euro

06.11.2024 16:25

Angazhimet për fermerët vazhdojnë...

Angazhimet për fermerët vazhdojnë me përdorimin e fondeve nga fondet e BE-së, me ç’rast Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike nr. 02/2024 për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për masën 7 të Programit IPARD 2021-2027

Mbështetja financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është 14,000,000.00 euro ose 862,890,000.00 denarë.
 
Mbështetja financiare për këtë Thirrje Publike përbëhet nga 75% fonde të siguruara nga Instrumenti i Ndihmës Paraqasëse për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian (IPARD) sipas Programit IPARD 2021-2027 dhe 25% fonde të siguruara nga Buxheti i Maqedonisë.
 
Mjetet financiare për kërkesat individuale do të ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme (grant) në vlerë prej:
 
3.1. 60% e vlerës së shpenzimeve totale të pranueshme për investimet për masën Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
 
Përqindja rritet deri në 70% për investimet e propozuara nga bujqit e rinj dhe/ose prodhuesit organikë të certifikuar dhe për investimet kolektive.
 
Përqindja e bashkëfinancimit mund të rritet edhe me 10% shtesë për investimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investimet të llojit për ekonomi cirkulare.
 
Niveli më i lartë kumulativ/kombinues i mbështetjes nuk duhet të kalojë 75%.
 
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 20 dhjetor 2024.