Futboll
Milevski publikon listën, Feta dhe Emini janë emra të ri në përfaqësuese
06.11.2024 18:21
Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski...
Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me 27 emrat e ftuar për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Përzgjedhësi Milevski, vendosi të ftojë dy futbollist të ri mbrojtësin Behar Feta dhe Allçevski si dhe të kthejë në përfaqësuese edhe Sefer Eminin.
“Mirës e ardhje për debutuesit Marko Allcevski dhe Behar Feta. Të cilët së bashku me Stojçevski dhe Ilievski, vijnë nga gjenerata e fundit e përfaqësueses deri në 21 vjet. Shpresoj se do të akomodohen dhe se në të ardhmen do të jenë pjesë kyçe e ekipit”, u shpreh trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
Sipas Milevskit, për të përzgjedhurit e tij fitorja është prirotet në të dyja ndeshjen e ardhshme, por se edhe çdo pikë dhe gol kanë rëndësi të madhe.
“Të gjithe jemi të vetëdijshëm se cfarë nap ret në dy ndeshjet e radhës. Qëlli kryesir është që në të mbetemi në pozitën e parë në grupin tonë. Në cdo ndeshje futemi me qëllim të fitojmë dhe ti minimizojmë gabimet. Ndeshje me Letoninë do të jetë e vështirë, por fitorja është më se e rëndësishme. Çdo ndeshje është e veçantë dhe kërkon përgatitje maksimale për të marrë një rezultat pozitiv”, theksoi Milevski.
Maqedonia të dyja ndeshjet e nëntorit I luan në Shkup. Të parën me Letoninë e luan me 14 nëntor nga ora 20:45 minuta, ndërsa tre ditë më vonë mysafir do jenë Ishujt Faroe dhe ndeshja nis në ora 15:00. Pas katër ndeshjeve në Ligën e kombeve, Maqedonia me 10 pikë e kryeson renditjen e Grupit C4.