Futboll

Mbrëmje surprizash në ligën e kampionëve

06.11.2024 18:23

Një përmbytje e plotë e favoritëve, në natën e parë të xhiros së 4-të...

Një përmbytje e plotë e favoritëve, në natën  e parë të xhiros së 4-të të ligës së kampionëve. Milan  në Madridi me 3:1 e mundi Realin, ndërsa Sportingu me 4:1 e mundi Manchester City. Kështu skuadra e Pep Guardiola, Brenda një javë e pësoi disfatën e tretë dhe kjo nuk mbahet mend në dominimin tetëvjeçar të tij me Manchester City.
 
Në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë heroi i skuadrës portugeze ishte sulmuesi suedez Viktor Gyökeres, që shënoi “hat-trick”. Manchester City nuk humbiste tre ndeshje radhazi që nga prilli i vitit 2018, mbi 6 vite më parë, ndërsa Guardiola nuk ka humbur asnjëherë 4 ndeshje radhazi që kur ka ardhur si trajner në Etihad. 
 
Pasi Barcelona  në “El Clasico” e kishte  nokautuar Real Madridi në terren vendas e pësoi disfatën e dytë. Tani të njëjtin fat e kishte edhe në përballje me Milanin, skuadër me të cilën trajneri I tyre Carlo Ancelotti, po si shef I stafit teknik ka fituar trofe. Italianët pas 90 minutave lojë iu gëzuan fitores me 3:1. 
 
Festë kishte në “Celtic Park”,  ku kampioni skocez me 3-1  e mundi skuadrën e favorizuar RB Leipzig.  I pa mëshirshëm për skuadrën gjermane ishte Nicolas Kuhn, që u rrit tek Leipzigu. Kështu RB Leipzig, e pësoi disfatën e katërt në këtë format të ri të Ligës së Kampionëve.
 
Fitoren  më të lartë mbrëmjen e kaluar e shënoi Liverpool, në terren vendas. Këta në “Anfield” me rezultatin 4:0 e mundën Bayer Leverkusen. Heroi i kësaj ndeshjes ishte Luis Diaz, që shënoi hat trik. Kjo ishte ndeshja e dytë me radhë në të cilën kampionat aktual gjerman nuk shënojnë gol. Liverpool  është skuadra e parë e cila pjesën e parë garuese e ka përfunduar me 12 pikë maksimale. 
 
Rezultate e xhiros së 4 të Ligës së kampionëve:
 
PSV Eindhoven - Girona 4-0 
(Flamingo 16, Tillman 33, Bakayoko 83,Krejci 88ag)              
 
Slovan Bratislava - DINAMO ZAGREB 1-4 
(Strelec 5//Shpikiç 10, Suçiç 30, Kulenoviç 54,72)
 
Real Madrid - AC Milan 1-3 
(Vinicius 23pen//Thiaë 12, Morata 38, Reijnders 78)       
 
Liverpool - Bayer Leverkusen 4-0 
(Diaz 61, 83, 90+2, Gakpo 65)       
 
Borussia Dortmund - Sturm Graz 1-0 
(Malen 86) 
 
Sporting Lisabon - Manchester City 4-1 
(Gyokeres 38, 49pen, 81pen, Araujo 46//Foden 4)       
 
OSC Lille - Juventus 1-1 (David 27//Vlahović 60pen)       
 
Celtic Glasgoë - RB Leipzig 3-1 
(Kuhn 35, 45+1, Hatate 72//Baumgartner 23)       
 
Bologna - AS Monaco 0-1 
(Kehrer 87)