Zgjedhjet në ShBA, Kamala Harris: Duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve

07.11.2024 09:08

Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale...

Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trampit. Kandidatja demokrate, gjatë një fjalimi deklaroi se duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve.

“Në kombin tonë ne i detyrohemi besnikërisë jo një presidenti apo partie, por Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe besnikërisë ndaj ndërgjegjes dhe Zotit tonë. Besnikëria ime ndaj të treve është arsyeja pse them, ndërsa i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën që nxiti këtë fushatë.”, tha Harrisi. Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka telefonuar Donald Trampin për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Harrisi nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e ShBA-së. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillari Klintonit, që nuk arriti të mundë kandidatin republikan, Donald Tramp.

Harrisi përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Uade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar.