Trampi rikthehet në Zyrën Ovale pas 2 muajsh
07.11.2024 11:48
Donald Trampi ka siguruar rrugën e tij të kthimit në Shtëpinë e Bardhë...

Donald Trampi ka siguruar rrugën e tij të kthimit në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk është ende zyrtarisht president dhe do të duhen më shumë se dy muaj para se të kthehet në Zyrën Ovale.
Dorëzimi i pushtetit nga ShBA-ja është shumë i ndryshëm nga mënyra se si bëhen gjërat në Mbretërinë e Bashkuar.
Në korrik, Sir Keir Starmeri u vendos si kryeministër brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave të votimit dhe para se Rishi Sunak të kishte paketuar gjërat e tij.
Trampi nuk do të ketë inaugurimin e tij deri më 20 janar dhe Xho Bajdeni do të qëndrojë në pushtet deri atëherë, megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht në atë që mund të bëjë.
