Botë

Nepal, përleshje mes policisë dhe qytetarëve

29.04.2015 12:02

Në kryeqytetin Katmandu të Nepalit kanë shpërthyer përleshje ndërmjet policisë speciale dhe të mbijetuarve të tërmetit, të cilët synonin me çdo kusht të largoheshin nga qyteti i shkatërruar...

AFP-ja raportoi se njerëzit që dëshironin të largoheshin ishin zemëruar për shkak të problemeve me autobusët në stacionin kryesor, afër parlamentit kombëtar. 

Zyrtarët kanë konfirmuar se nga tërmeti i 25 prillit kanë humbur jetën mbi 5 mijë persona dhe janë plagosur më shumë se 8 mijë të tjerë. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm për më tepër se 80 vite në Nepal.