NBA, Oklahoma humbi ndeshjen e parë

07.11.2024 14:25

Humbjen e parë sezonale pëson Oklahoma...

Humbjen e parë sezonale pëson Oklahoma, që u mund në sekondat e fundit 124-122 nga Denver. Peyton Watson, e bëri mbrojtjen vendimtare në 1 sekond para se të mbyllej ndeshja. Të gjithë titullarët e Oklahomës, për të cilët ishte kjo humbja e parë pas 7 fitoreve, realizuan mbi 10 pikë por nuk evituan dot humbjen.

Edhe te Denver të gjithë titullarët realizuan në shifër të dyfishtë me më të spikaturin Westbrook 29 pikë. Ndryshe kjo ishte fitorja e parë e Denverit, pas katër humbjeve rresht në përballjet me Oklahomën.

Cleveland mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes. Cavaliers fituan sot 131-122 në fushën e Neë Orleans. Në gjysmën e lojës rezultati ishte 59-59, por më pas “Cavaliers” u shkëputën me serinë 16-4.

Në këtë ndeshje u dallua Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve. Po ashtu edhe tek Pelicans, Zion Williamson shënoi 29 pikë. Për skuadrën e Cleveland, ishte kjo ishte fitorja e tyre e nëntë ashtu që ky ishte rezultati i tyre më i mirë që nga sezoni 1976/1977, kur kishin 8-0.

Zhgënjen ekipi i Lakers, që u mund 131-114 në fushën e Memphis. LeBron James realizoi 39 pikë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry fitoi 118-112 në fushën e Boston. Los Angeles Clippers mëngjesin e sotëm në terren vendas me 110-98 e mundi Philadelphia 76ers. (Safet Ademi, TVM2)