Banka Popullore projekton rimëkëmbje të ekonomisë

07.11.2024 14:33

Banka Popullore ka ulur projeksionet për rritjen e ekonomisë....

Banka Popullore ka ulur projeksionet për rritjen e ekonomisë për këtë vit në krahasim me parashikimet e prillit. Kështu, këtë vit ekonomia e vendit është projektuar të ketë rritje prej 2.3 për qind, ndërsa vitin pasardhës është projektuar rritje prej 3.3 për qind.

Nga ana tjetër, inflacioni do të jetë rreth 3.5 për qind këtë vit dhe 2.5 për qind vitin e ardhshëm, me shpresën se do të vazhdojë të ulet. Sipas parashikimeve makroekonomike të prillit, rritja e ekonomisë së vendit ishte parashikuar në 2.6 për qind dhe inflacioni mesatar për këtë vit ishte parashikuar në nivelin 3.5%.

“Në përputhje me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe rimëkëmbjen të ekonomive të partnerëve tanë strategjik, pritet që edhe ekonomia jonë të shënojë rimëkëmbje. Këtë vit, rritja ekonomike është projektuar në 2.3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm në 3.3 për qind. Në periudhën afatmesme, gjatë vitit 2026 dhe 2027, pritet një përshpejtim i mëtejshëm i rritjes në përputhje me pritshmëritë për një mjedis të jashtëm më të favorshëm dhe aktivitete investuese të intensifikuara. Rreziqet për prishjen e projeksioneve janë ende të theksuara, por janë në rënie.”, - deklaroi guvernatorja e BPRM-së, Anita Angelovska Bezhovska.

Banka Popullore: Tek investimet presim rritje prej 8.2%

Në përgjithësi, situata në ekonominë vendase do të varet nga zhvillimet në ekonomitë e vendeve më të zhvilluara. Sa i përket inflacionit, apelohet që të kenë kujdes me vendimet që merren në vend, sidomos me njoftimet për rritje pagash. Kurse kamata për kredinë hungareze nga BPRM-ja, thonë se nuk kanë qenë të përfshirë në procesin e projeksioneve.

“Shtytësit kryesor të kërkesave të brendshme presim që të jenë investimet dhe shpenzimi individual dhe tek kjo e fundit presim rritje prej 2.5 për qind, ndërsa tek investimet presim rritje prej 8.2 për qind, kryesisht nga investimet private, shtetërore, por edhe investimet e huaja dhe klima e mirë për kreditime.”, - theksoi guvernatorja e BPRM-së, Anita Angelovska Bezhovska.

Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia globale ka filluar të rimëkëmbet. Vitin e kaluar ekonomia botërore kishte një rritje prej 3.3 për qind, ndërsa inflacioni botëror vitin e kaluar ka qenë në projeksionet e 6.7 për qind.

Për këtë vit parashihet e njëjta të ulet në 5.8 për qind, ndërsa tek vendet më të zhvilluara inflacioni do të ulet deri në 2.2 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) jep rekomandime për relaksim të politikave monetare dhe konsolidim të politikave fiskale. (Fitim Kryeziu, TVM2)