Maqedoni
OSBE reagon ndaj kërcënimit të gazetarëve në Maqedoni
29.04.2015 12:05
Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka reaguar ndaj "valës së kërcënimeve dhe presioneve"...

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka reaguar ndaj "valës së kërcënimeve dhe presioneve" ndaj gazetarëve në Maqedoni.
"Kërcënimet e fundit kundër mediave janë shumë shqetësuese. Mediat duhet të mbeten të lira nga kërcënimet me qëllim që të lejohen zëra të pavarur, kritikë dhe pluralistë në shoqëri. U bëj thirrje autoriteteve t'i hetojnë të gjitha këto sulme"- shkruan në deklaratë Mijatoviq.
Nga zyra e Mijatoviqit thonë se përfaqësuesja është në kontakt me misionin e OSBE-së në Maqedoni rreth rastit të sulmit verbal ndaj udhëheqësit, Janko Iliovski, që ndodhi të premten e kaluar para shtëpisë së tij.
Sulmi ndaj Iliovskit ndodhi ditën e njëjtë kur para Radios “Maqedonia e Lirë” gazetari muzikor, Antonio Dimitrievski, deklaroi se ka qenë i sulmuar nga një aktivist i referendumit për QT, Nikolla Naumovski.
Në kumtesën më të re, Mijatoviq thuhet se reagon për sulmet verbale dhe fizike bërë gazetarëve në Shkup dhe në Manastir, ku gazetari i agjencisë INA, Fërgim Demiri, është penguar të njoftojë nga ngjarja në Shtëpinë e Kulturës.
"Këto incidente vetëm e përmbushin atmosferën e mbytur mediale, ku para pak kohe pati arrestime dhe dënime penale të gazetarëve, emërtime të gazetarëve si agjentë të huaj dhe kërcënime me vdekje. Ky trend duhet të ndryshohet. Ndarja e dukshme në bashkësinë mediale i rritë këto probleme. Më shumë se kurdo nevojitet solidaritet më i madh mes gazetarëve"- shtoi Mijatoviq.
