Levandovski arrinë shifrën e 99 golave
Barcelona është një makinë golashënuesi...
Barcelona është një makinë golashënuesi dhe Robert Levandovski është “shoferi” i saj. Skuadra e Flick shënoi dje pesë gola të tjerë në Beograd (fitoi 5-2 ndaj Crvena Zvezda). Dy prej golave u shënuan nga sulmuesi polak, që arrin kuotën e 99 golave në Champions League.
Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë kaluar kuotën e 100 golave: Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Gjithsesi, duket se shumë shpejt edhe Levandoëski do të jetë pjesë e këitj “klubi special golashënuesish”.
Një bomber i vërtetë, që nuk gabon dhe po ndihmon Barcelonën të ringrihet.
Golashënuesit në Champions League
140 gola: Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid, Juventus)
129: Lionel Messi (Barcelona, Paris Saint-Germain)
99: Robert Levandovski (Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona)
90: Karim Benzema (Lyon, Real Madrid)
71: Raul González (Real Madrid, Schalke)
56: Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
54: Thomas Müller (Bayern München)
50: Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona)