Maqedoni
Inspektimet e MASh-it, përfundon procesi për mbylljen e dy Instituteve
07.11.2024 15:57
Për shkak të parregullsive janë mbyllur dy Institute, ndërsa për tre të tjerë vijon procedura...

Për shkak të parregullsive janë mbyllur dy Institute, ndërsa për tre të tjerë vijon procedura, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Në një deklaratë për media, ajo theksoi se ka parregullsi jo vetëm në universitete, por edhe në institute dhe se “procesi i mbylljes së dy Instituteve ka përfunduar”, por nuk ka treguar se për cilat institute bëhet fjalë.
Sipas saj, për çdo parregullsi do të veprohet në bazë të procedurave ligjore. Ajo tha se Inspektorati Shtetëror i Arsimit vazhdimisht është në terren dhe po punon në bazë të paraqitjeve për parregullsi të arritura në dikasterin e Arsimit.
“Tashmë janë konfirmuar disa parregullsi në disa universitete. Për një pjesë të tyre procesi është nga fundi, kemi vepruar me shqiptim të gjobave të komisioneve recensuese, dekan dhe rektor. Në Shtip, gjithashtu kishte një kontroll, po e presim raportin. Është e rëndësishme se të gjitha universitetet, pa përjashtim do ta kalojnë këtë proces. Çdo kund ku do të përmbyllen proceset, rezultatet do të publikohen në mënyrë publike dhe transparente. Janë gjetur parregullsi jo vetëm në universitete, por edhe në institute. Procesi për mbylljen e dy Instituteve tashmë ka përfunduar. Vazhdon procedura edhe për tre të tjerë për të cilët do të informoheni.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Në disa universitete, thotë Janevska, procesi është fare pranë përfundimit, pra kanë vazhduar me vjeljen e gjobave për komisionet shqyrtuese, dekanët dhe rektorët, tha Janevska, mëngjesin e sotëm gjatë vizitës në shkollën e mesme komunale “Kole Nehtenin” në Shtip, me rastin e shndërrimit të saj në qendër rajonale për arsimin dhe aftësimin e mesëm profesional.
BELINDA KOKA ADEMI
