Maqedoni
Hekurudhat e RMV-Transport, shpërthen zjarr në depo, nuk dihen shkaqet
07.11.2024 16:55
Zjarri që shpërtheu mbrëmë në depon e Hekurudhave të RMV– Transport është shuar,

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në depon e Hekurudhave të RMV-– Transport është shuar, ndërsa në ajër akoma ndihet era e shkaktuar nga zjarri. Pas raportimit për zjarrin dhe shuarjen e tij, ai është aktivizuar sërish në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Pas ndërhyrjes së 30 zjarrfikësve me 10 makina zjarrfikëse, zjarri është shuar plotësisht.
“Është intervenuar me 10 makina zjarrfikëse me 30 zjarrfikës. Po punojmë në pastrim, ndërsa zjarri është lokalizuar në tërësi. Janë djegur një numër i caktuar i vagonëve hekurudhorë nga lloje të ndryshme.”, - deklaroi komandanti i zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski.
Nuk ka dëme të drejtpërdrejta materiale, thotë kreu i Hekurudhave të RMV-Transport për TVM.
“Janë 8 vagonë që janë shumë vite jashtë përdorimit. Vagonët e përdorshëm janë nxjerrë jashtë. Ishin kolegë të MPB-së, hetimi është në rrjedhë e sipër për të treguar shkaqet e zjarrit.”, - theksoi drejtori në Hekurudhat e RMV-Transport, Dejan Koshutiq.
Për shkak të bllokimit të madh të trafikut, muajin e kaluar Hekurudhat e RMV-Transport huazuan katër lokomotiva nga Serbia për të lëvizur vagonët, që ishin grumbulluar në kufirin maqedono-grek dhe maqedonas-serb.
Lokomotivat nga Serbia aktivizohen sipas nevojës. Kompetentët shpresojnë se pas riparimit të lokomotivave, hekurudha do të ketë kapacitet për të mbuluar në mënyrë të pavarur transportin e mallrave.
FLORIJE KAMBERI
