Botë

Senati amerikan, refuzohet legjislacioni lidhur me Iranin

29.04.2015 12:13

Senati amerikan mbrëmë vonë e ka refuzuar një përpjekje që çfarëdo marrëveshje atomike me Iranin të shndërrohet në marrëveshje zyrtare...

Senati amerikan mbrëmë vonë e ka refuzuar një përpjekje që çfarëdo marrëveshje atomike me Iranin të shndërrohet në marrëveshje zyrtare, që do të kërkonte ratifikimin me 2/3 e votave në Senat.

Refuzimi i Senatit u bë pak ditë para se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të mund ta shqyrtojë marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Shtëpia e Bardhë insiston që çfarëdo pajtueshmërie me Iranin do të jetë një marrëveshje ekzekutive, e cila nuk kërkon miratim nga Kongresi, me gjithë që heshtazi e ka mbështetur masën e shqyrtimit 30 ditësh, që ishte kërkuar nga republikanët dhe demokratët.

Propozimi, i cili është refuzuar mbrëmë vonë, ishte sponsorizuar nga republikanët e linjës së fortë dhe kandidatët presidencial në Senat.