Kulturë
Likovë: Me koncert kulturo-artsitik fillojnë festat e nëntorit!
07.11.2024 17:40
Me një koncert të pasur me këngë e valle të përgatitur nga Kori komunal i Likovës...

Me një koncert të pasur me këngë e valle të përgatitur nga Kori komunal i Likovës “Zejadin Ismaili” dhe Shoqëria Kulturore Artisitike “Jeta e Re” nga fshati Sllupçan, të organizuar nga Komuna e Likovës, në “Sheshin e Dëshmorëve” të fshatit Mateç, filluan shënimet me rastin e festave të nëntorit.
“Mbi të gjitha bashkimi në këtë ditë është një mesazh për të gjithë shqip-folësit në vendin tonë, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Çamëri e në të gjitha vendet ku flasim shqip qoftë edhe në BE, për të dërguar mesazh se ne jemi të bashkuar dhe se vetëm kështu mund të ecim përpara”, tha mes tjerash Mustafa.
Kreu i komunës së Likovës, paraljamëroi se programet artistike për nderë të festave të nëtorit do të realizohen edhe gate ditëve në vijim.
“Në bazë të programit vjetor të cilin e ka aprovuar këshilli komunal të gjitha shkollat fillore, shkolla e mesme si dhe Çerdhja “Rrezja”, kanë të parapara aktivitete të larmishme dhe në vazhdimësi gjegjësisht më 22 nëntorë ne si komunë sëbashku me administratën komunale me banorët e komunës tonë tradicionalisht mbjellim fidane në territotin e komunës tonë për nderë të dëshmorëve të kombit”, shtoi Arifi.
Gjithashtu, Erkan Arifi, na njoftoi se me rastin e ditës së flamurit kombëtar, më 28 nëntor pritet të bëhet përurimi i Shtëpisë së Kulturës në fsahtin Mateç, që llgaritet një nga projektet më kapitale në komunën e Likovës.
FATLUM AQIFI
