Botë

Gjermani, Qeveria në krizë

07.11.2024 18:03

Në Gjermani ka paralajmërime për zgjedhje të parakohshme...

Kancelari gjerman Sholc akuzoi ministrin e Financave për përfaqësim të interesave komerciale në dëm të interesave shtetërore dhe për bllokime të ligjeve, për shkak të lojërave të vogla partiake. Gjermania nuk ka rritje ekonomike për të dytin vit radhazi, tha Sholci. 
 
“Në javën e parë të vitit të ardhshëm, më 15 janar, në një seancë të Bundestagut do të hedh në votim besimin e Qeverisë. Kjo do të lejojë Bundestagun të vendosë, nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të mbahen jo më vonë se marsi, siç kërkohet nga kodi zgjedhor.”, - deklaroi kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc. 
 
Sholci kërkoi një rritje të deficitit buxhetor, gjë që u refuzua. Përveç financave, nga koalicioni u largua edhe ministri i Drejtësisë. Shpërbërja do të konfirmohet menjëherë nga kreu i shtetit gjerman.
 
“Njerëzit në vend janë të shqetësuar për situatën e paqëndrueshme politike në vend, në Evropë dhe në botë, përfshirë periudhën pas zgjedhjeve amerikane. Nuk është koha për taktika dhe grindje.”, - theksoi presidenti i Gjermanisë, Frank Ualter Shtainmajer. 
 
Kjo është një ditë e keqe për Gjermaninë dhe një ditë e keqe për Evropën, komentoi Berbok, kreu i diplomacisë gjermane. Sidomos pas njoftimeve të Sholcit për një takim urgjent me Fridrih Merc, kreun e Demokristianëve.
 
FLUTURA LATIFI