Maqedoni

Shoqata Sos Vita mund të mbyllet, Shaqiri: Nuk kemi mjete për të vepruar

07.11.2024 17:29

Qendra Rehabilituese “SosMedika”, e cila funksionon në kuadër të shoqatës...

Qendra Rehabilituese “SosMedika”, e cila funksionon në kuadër të shoqatës për persona me nevoja të veçanta “SOS Vita”, rrezikon të mbyllet për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Kjo shoqat ka 450 antarë, 100 prej tyre kanë kryer falas terapi fizike dy vite e gjysëm. Reparti i fizio terapisë është mbyllur gati tetë muaj dhe anwtarët kërkojnë që kjo qendër të funksionojë normalisht.
 
“SosVita, është duke u ballafaquar me një sfidë të rëndë, kemi qendrën e rehabilitimit që është pa pagesë për personat me nevoja të veçanta, nuk kemi patur mbështetje nga institucionet. Për arsye të mjeteve financiare, ne nuk mund t’ia dalim me antarët tonë që kryejnë ushtrime fizike në qendër. Nuk kemi mundur të vazhdojmë bashkë me ekipin të bëjmë fizoterapitë dhe nuk duam që qendra të mbyllet”, u shpreh kryetari i shoqatës Sos-Vita, Ertan Shakiri.
 
Ministria e Politikës Sociale: Shoqatat të pajisen me licenca, që të marrin mjete
 
Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, thonë se i mbështesin personat me nevoja të veçanta dhe të gjitha shoqatat që ndihmojnë këtë kategori, por duhet të ndiqen udhëzimet e Ministrisë. Shoqatat fillimisht duhet të kenë licenca, dhe të lajmërojnë anwtarët e tyre, me qëllim që të përfitojnë nga mjetet e kësaj ministrie.
 
“Njoftojmë se Shoqata në fjalë nuk është e licencuar, andaj nuk kemi mundësi ligjore të financojmë aktivitetin e tyre, mirwpo kemi zhvilluar takim me përfaqësuesit dhe u kemi sqaruar procedurwn se çka duhet të veprojnë që të mund të licencohen, gjwgjwsisht të inkuadrohen në rrjetin e dhënësve të licencuar të shërbimeve sociale me qwllim të financimit të shërbimeve të tyre- thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Politikës Sociale, demografisë dhe Rinisë.
 
Shoqata për personat me nevoja të veçanta SOS VITA, funksionin gati pesë vite dhe aktivitete e saj i ka realizuar me ndihmën e njerëzve human.
 
FARIJE DAUTI BAKIU