Maqedoni
Taksistët deri nesër mund të paraqiten për dhënien e provimit të gjuhës angleze
29.04.2015 12:19
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informoi se nesër është dita e fundit për paraqitjen për dhënie të provimit për gjuhën angleze për të gjithë shoferët e taksive...

Paraqitja e kandidatëve do të bëhet në postën elektronike [email protected]. Krahas fletëparaqitjes e cila mund të merret në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.mtc.gov.mk, kandidatët duhet t’ia bashkangjisin edhe formularin M1/M2 jo më të vjetër se 60 ditë, si dhe kopje nga letërnjoftimi.
Nga Ministria apelojnë se të gjithë shoferët e taksive që nuk kanë paraqitur fletëparaqitje ta bëjnë këtë gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme me qëllim që të respektohet afati kohor.
Në pajtueshmëri me Ligjin për komunikacion rrugor, certifikata do të jetë e obligueshme nga 1 janari i vitit 2017.
“Të gjithë shoferët e auto taksive duhet të kenë certifikatë për njohje të nivelit themelor të gjuhës angleze. Certifikata është njëherit njëri nga kushtet për marrje të licencës për kryerje të transportit auto taksi”, përkujton Ministria.
Në konkursin për dhënie të provimit të gjuhës angleze mund të paraqiten vetëm shoferëve e taksive të punësuar në kompanive e licencuara auto taksi.
Koha dhe vendi i dhënies së provimit në mënyrë plotësuese do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë./mia
