Maqedoni

Integrimi në BE, Kos: Ndryshoni kushtetutën, vazhdoni rrugën

07.11.2024 17:50

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se ndryshimet kushtetuese...

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se ndryshimet kushtetuese për të lëvizur përpara procesin eurointegrues të vendit. Ishte e prerë në fjalimin e saj përpara eurodeputetëve, Marta Kos, eurokomesarja e ardhshme për zgjerim, gjatë vërtetimi të pozitës së saj në Komisionin Evropian.
 
Nga foltorja e Parlamentit Evropian, Kos u zotua se do të bëj çmos që në ecurinë e integrimit për vendin tonë të mos përfshihen kontestet dypalëshe, ndërkaq për patjetërsueshmërinë e bullgarëve në aktin më të lartë juridik, u thirr në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e Veriut.
 
“Presim që Maqedonia ta ndryshojë kushtetutën ashtu siç është premtuar.. Unë, shërbimet e mia dhe kolegët e mi do të bëjmë çmos që  çështjet dyplaëshe të mos përfshijmë në procesin e zgjerimit. Por kemi situatë sikur tuajën, si në vendin tuaj, kur kjo situatë është aktuale, dhe, tashmë kur e kemi procesin negociues, do të kemi më shumë mjete që t’ju ndihmojmë vendeve kandidate dhe nga ana tjetër, anëtarët të gjejnë zgjidhje”, u shpreh eurokomesarja e ardhshme për zgjerim Marta Kos.
 
Në aspiratat eurointegruese është e domosdoshme të respektohen marrëveshjet dypalëshe sepse ato janë akte që shkojnë në të mirë të palëve shton Kos, ndërsa thekson edhe reformat që duhet realizuar, gjersa për të, procesi i zgjerimit është maraton që mbështetet në parimin e meritave.
 
Rrugë të shkurtër për integrim nuk ka thotë ajo, dhe poashtu s’do ketë kompromis në cilësinë e shpjetësisë eurointegruese, përfundoi para deputetëve të shtëpisë legjislative të BE-së, Marta Mos.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU