Maqedoni
Ligji për “Branitellat”, deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në!
07.11.2024 18:17
Ligji për “Branitellat” është riaktualizuar në Komisionin Parlamentar të Punës Sociale dhe Demografisë...

Ligji për “Branitellat” është riaktualizuar në Komisionin Parlamentar të Punës Sociale dhe Demografisë, ku LSDM kërkoi që ky propozim-ligj të vihet në rend të ditës. Kjo kërkesë nuk gjeti miratimin e kryetares së komisionit Ilire Dauti nga Fronti Europian, ndërsa u kundërshtua edhe nga deputetët e VLEN-it.
“Ne nuk mund të përjashtojmë që në vitin 2001 kemi pasur një konflikt të armatosur ku kanë qenë të përfshira dy palë, a është ky realiteti, në qoftë se ka pasur një konflikt ku janë të përfshira dy pale, domethënë të dy palët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. E tëra që bëj unë si kryetare e këtij Komisionit është vetëm që ti shërbej kësaj barazie që na duhet të gjithëve në një shtet multietnik si ky I joni”, u shpreh Ilire Dauti nga Fronti Evropian.
“Përderisa nuk kemi një konsensus të përbashkët rreth këtij ligji është e kotë tendenca juve për të vendosur në rend dite një ligj të tillë. Fundja edhe nga eksponent të caktuar të partië politike që ju jeni përfaqësuese ka pasur një gatishmëri të tillë. Hajde prej këtu, nga ky komision e formojmë një grup punues nga të gjitha grupet parlamentare që janë brenda Kuvendit të RMV-së, përgatitim një ligj të përbashkët dhe ecim përpara drejt euro-integrimeve dhe drejt stabilitetit të këtij vendi”, theksoi Rijad Shaqiri nga VLEN
ERSAN PAJAZITI
