Botë
Hezbollahu lëshon raketa në bazën detare në veri të Izraelit
07.11.2024 22:01
Grupi i armatosur libanez tha se shënjestroi “bazën detare strategjike Stella Maris...

Grupi i armatosur libanez tha se shënjestroi “bazën detare strategjike Stella Maris për monitorim dhe mbikëqyrje” me raketa në veriperëndim të Haifës.
Më herët, Hezbollahu pretendoi se kishte shënjestruar kompleksin rezidencial Al-Karyot në Haifën veriore.
Përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut nisën në tetorin e vitit të kaluar, kur nisi edhe lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
