Futboll
Messi, Neymar e Suarez shënuan në fitoren kundër Getafes
29.04.2015 12:52
Treshja e sulmit të Barcelonës, Leo Messi-Luis Suarez dhe Neymar treguan një tjetër paraqitje të klasit botëror...

Ata të tre u kombinuan për të shënuar pesë gola në fitoren 6:0 kundër Getafes. Ekipi katalanas ka dominuar thuajse gjatë gjithë lojës, ndërsaMessi ka dhuruar spektakël në këtë sfidë.
Fitorja e Barçës me një rezultat kaq të thellë, mund të jetë edhe një “inat” me Realin, pasi Getafe është mposhtur nga Reali kohë më parë me rezultatin 9:1.
Barcelona tani ka 84 pikë në vendin e parë në La Liga, pesë më shumë se Reali, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
