Klinika e fëmijëve në Shkup, humb jetën një vajzë 5- vjeçare
08.11.2024 10:54
Para dy ditësh në klinikën e fëmijëve në Shkup...

Para dy ditësh në klinikën e fëmijëve në Shkup ka humbur jetën edhe një vajzë 5 vjeçare.
Vajza 5 vjeçare ishte pranuar në klinikë para dy javësh me dhimbje koke. Ajo është trajtuar edhe në neurologji ku është trajtuar një javë, e më pas është trajtuar në klinikën infektive, ku poashtu ka qëndruar edhe një javë, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Mjekët thonë se e kanë bërë maksimumin, por ndezja në tru ka qenë e rëndë, prandaj nuk kanë mundur t'ia shpëtojnë jetën vajzës 5 vjeçare.
Ky është rasti i tretë i vdekjes në klinikën e fëmijëve brenda një muaji.
