Rusia vazhdon sulmet ndaj qyteteve ukrainase
Rusia i ka vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase edhe gjatë të premtes...

Rusia i ka vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase edhe gjatë të premtes, duke e goditur rajonin jugor Odesa, si dhe Harkivin, qytetin e dytë më të madh të vendit. Sipas zyrtarëve rajonalë, së paku një person u vra dhe 38 të tjerë u plagosën.
Një sulm i madh me dronë gjatë natës në Odesa la një person të vdekur dhe nëntë të plagosur, raportoi Shëbimi Emergjent i Ukrainës, duke shtuar se gjithashtu u dëmtuan ndërtesa banimi, biznese, shkolla dhe depo.
Një raketë ruse e goditi një ndërtesë të lartë banimi në qarkun Saltiv të qytetit, duke i plagosur 25 njerëz, përfshirë një foshnje tremuajshe, tha Terekhov.
Ndërtesat historike dhe banesore në qendër të qytetit u dëmtuan gjithashtu, shtoi ai.
Në rajonin e Kievit u plagosën katër njerëz, dy prej të cilëve rëndë, tha guvernatori rajonal, Ruslan Kravchenko. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
