Një 5 vjeçare ndërron jetë nga “meningitis”, Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar: Do të ketë inspektime të jashtëzakonshme

08.11.2024 12:45

Një vajzë pesëvjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë...

Një vajzë pesëvjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë nga ndezja e trurit në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Nga Klinika bëjnë të ditur se vajza ishte shtruar në spital dy javë më parë për shkak të dhimbjes së fortë të kokës.

Fillimisht ajo u trajtua në Departamentin e Neurologjisë, por javën e kaluar gjendja e saj u përkeqësua dhe u transferua në reanimacion.

Aty vajza ishte intubuar, por, siç thonë nga Klinika, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk arritën ta shpëtonin fëmijën që iu shfaq “meningoencefalit”, dhe vajza humbi jetën.

Kjo është vdekja e tretë e një fëmije në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në muajin e kaluar.  Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar bën të ditur se për këtë rast do të kryejnë  kontroll  të jashtëzakonshëm.