Putin i gatshëm të flas me Trampin, e uroi për zgjedhjet
08.11.2024 13:07
Jam gati të flas me Trump”...

Jam gati të flas me Trump”, tha Vladimir Putin nga Soçi pasi fillimisht e uroi atë për zgjedhjen e tij në presidencën amerikane. Presidenti rus më pas vuri në dukje gjithashtu se: “Iniciativa e tij për Ukrainën meriton vëmendje”.
Ai e përshkroi Trumpin si një “burrë të guximshëm” dhe tha se çdo ide që lehtëson fundin e krizës në Ukrainë meriton vëmendje. Putini shpesh e përdor këtë gjuhë për të nënkuptuar dhënien e territorit që Rusia ka mbajtur në Ukrainë që nga sulmi i 24 shkurtit 2022.
Tramp ka kërcënuar më parë se do të shkurtojë ndihmën për Ukrainën. Armët dhe donacionet amerikane tejkalojnë shumën e çdo aleati tjetër.
