Maqedoni

Samiti në Budapest, Mickoski takon presidentin Makron, liderët të fokusuar në avancimin e ekonomisë

08.11.2024 15:55

Liderët evropian në samitin e Budapestit të një mendimi për thellimin e tregut...

Liderët evropian në samitin e Budapestit të një mendimi për thellimin e tregut të përbashkët evropian duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe industrial kundrejt ShBA-së dhe Kinës. Uniteti dhe zgjerimi janë gjithashtu domosdoshmëri për një Evropë më prosperuese.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski, në të gjitha takimet e realizuara me përfaqësues evropian, në fokus ka  pasur anëtarësimin në BE. Kryeministri ka takuar edhe presidentin e Francës, Emanuel Makron, të cilin ekzekutivi i vendit e cilëson ndër më të rëndësishmit.
 
“Emanuel Makron për momentin është lider i Evropës, politikan që ka mbështetje më të madhe dhe mandat më stabil në kuadër të BE-së dhe në një konferencë që zgjat vetëm një ditë, të ndajë aq shumë kohë që të takohet me kryeministrin e Maqedonisë. Kjo flet për autoritetin e Mickoskit, por  edhe imazhin që gëzon Maqedonia.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikollovski.
 
Sipas kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, rritjes ekonomike duhet t’i injektohen më shumë para. Vetëm kështu mund të krijohen vende të reja pune, shprehet kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.
 
“Ne e kuptojmë se Unioni i tregjeve dhe kapitalit dhe Banka Evropiane për Investim do të ishin instrumente shumë të fuqishme për t’u siguruar se mund të fusim më shumë para në mbështetje të ekonomisë dhe përforcimin e zhvillimit tonë ekonomik.”, - theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
 
“Ne do të duhet të fokusohemi në rritje ekonomike që sjell më shumë vende pune. Nëse kishim rritje si ShBA-ja në fillim të shekullit, tani do të kishim nëntë milionë më shumë vende pune.”, - u shpreh kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla. 
 
Në ditën e dytë joformale të takimit, liderët evropian nuk anashkaluan as çështjen e sigurisë, luftën në Ukrainë, si dhe impaktin e fitores së Donald Trampit mbi ekonominë evropiane, gjegjësisht goditjen prej 0.5% ndaj GDP-së. 
 
“Të gjithë e kemi uruar presidentin Tramp në fitore dhe presim në vazhdimin e marrëdhënieve transatlantike, harmonizimin e qëndrimeve rreth të gjitha çështjeve globale. Sa i takon situatës në Ukrainë, të gjithë jemi për paqe, por jo edhe çfarëdo paqe, vetëm nëse respektohet tërësia territoriale dhe vlerat themelore, atëherë do të gjejmë zgjidhje.”, - theksoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. 
 
Bashkimi Evropian gjithashtu i kushton vëmendje edhe ndryshimeve klimatike.
 
MERAL ISMAILI