Hendboll

“Euro 2026”, Llazarov: Është vështirë të fitosh në transfertë

08.11.2024 16:35

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, me fitore ka nisur eliminatoret për kualifikim për në “EURO 2026”. 
 
Ishte kjo një fitore më e vështirë se sa që ishte pritur ndaj Estonisë në Shkup, ndërsa tani të dielën ndeshjen e radhës e luan në transfertë me Estoninë. Trajneri Llazarov, thotë se është e vështirë të fitohet në transfertë. Të ndjekim deklaratën e tij.
 
“Çdo herë është e vështirë të fitosh në transfertë, posaçërisht kur bëhet fjalë për ndeshje eliminatore për kualifikim në kampiona evropian. Kemi një respect të posaçëm ndaj përfaqësueses së Letonisë. Bëhet fjalë për një përfaqësuese me mjaft hendbollist me përvojë, të cilët kanë kaluar shumë dhe të cilët luajnë ose kanë luajtur në ekipe serioze. Nga ajo që e kemi si material dhe qëe e pamë në ndeshjen e djeshme kundër Sllovenisë, e pamë se ata u mbajtën për 45 minuta. Kjo do thotë se ishin të barabartë me përfaqësuesen e cila luajti në ½ finale e LOV në Paris. Kjo nuk ja e jep luksin të jemi komod, por na detyron të jemi edhe më të mirë për dallim nga ndeshja me Estoninë”, u shpreh Kire Llazarov, trajner i Maqedonisë.