Futboll
Kombëtarja, Sylvinho: Përballë kemi kundërshtarë të fortë
08.11.2024 16:38
Kombëtarja shqiptare do të nis grumbullimin zyrtar nga dita e hënë...
Kombëtarja shqiptare do të nis grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit. Tekniku Brazilian në pankinën “kuqezi”, ka vendosur të grumbullojë katër portiere.
Sikurse në takimet e kaluara edhe për këto të nëntorit braziliani ka ftuar edhe – Nedim Bajrami, Berat Gjimshiti, Jasir Asani, Taulant Seferi. Ndërsa mesfushori i ri shkupjan Feta Fetai, pas ndeshjeve të tetorit, ka marrë ftesën e dytë për të qenë pjesë përbërëse e ekipit kombëtar për ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.
“Kemi marrë 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Duhet të kemi parasysh kundërshtarët që pësojnë pak. Gjeorgjia është një skuadër e fortë taktikisht, ashtu si Çekia dhe Ukraina. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të rëndësishëm në dy vitet e fundit. Ju rikujtoj që edhe ne jemi pak a shumë si ata njësoj, por edhe ne si ekip nuk pësojmë shumë gola. Nuk janë kundërshtarë që në 15 minutat e para tju shënojmë 2 gola. Është e rëndësishme të qëndrojmë në garë dhe kjo na motivon. Kemi pasur punë të vështirë dhe nuk është e lehtë të marrim 6 pikë deri tani”, u shpreh Sylvinho, trajner i Shqipërisë.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën. Shqipëria do të luajë kundër Çekisë më 16 nëntor dhe tri ditë më vonë do të presë po në shtëpi Ukrainën.