Futboll

NBA, Milwaukee shënon fitoren e dytë sezonale

08.11.2024 16:41

Natën mes të enjtën dhe të premtes në ligën më të fortë të basketbollin NBA...

Natën mes të enjtën dhe të premtes në ligën më të fortë të basketbollin NBA, në program ishin vetëm tri ndeshje. Basketbollistët e Milëauke, i kanë dhënë fund serisë negative prej gjashtë humbjeve rresht dhë mëngjesin e sotëm me rezultatin 123-100 e mundën Utah.
 
Kështu Milwaukee, e ka shënuar vetëm fitoren e dytë në këtë sezonë, ndërsa skuadra e Utah me përpjestimin 1 fitore 7 humbje është më e dobëta në tërë NBA-në.
 
Milëaukee  në gjsymëlojë kishte rezultat negativ, por çerekun e tretë e fituan me 31:16 dhe këto 12 minuta ishin të mjaftueshëm për të siguruar fitoren. Damian Lillard dhe Giannis Antetokounmpo, së bashku shënuan më shum se gjysmën e pikëve të skuadrës fituese. 
 
Në kryendeshjen e perëndimit skuadra e San Antonio, si vendas ishte më e mirë se Portland të cilën e mundi me 118-105. Fitore të rëndësishme korri skuadra e Minnesota, që mposhti 135-119 Chicago jashtë fushe. 
 
NBA-Rezultatet e sotme:
Chicago – Minnesota, 119-135
Milëaukee – Utah Jazz, 123-100
San Antonio – Portland, 118-105