Maqedoni

Parashikimi i motit

09.11.2024 11:11

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vazhdojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë....

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vazhdojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare.
 
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura më e ulët e mëngjesit do të zbresë deri në -7°C, gradë ndërsa maksimalja do të arrijë në 21°C.
 
Në Shkup gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit ka qenë -2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 19°C.
 
Temperatura ditore do të ulet me 5-7°C. Më pas do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë kushte për të fryrë borë, parashikojnë sinoptikanët.