Ekonomi

Mickoski: Përpilohet listë e re e shportës së vitit të ri

09.11.2024 13:44

Përfaqësuesit e ekzekutivit janë duke punuar në përpilimin e listës së re të shportës së vitit të ri...

Përfaqësuesit e ekzekutivit janë duke punuar në përpilimin e listës së re të shportës së vitit të ri, e cila do të mundësoi produkte ushqimore me çmime të kufizuara. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se përfaqësuesit e ekonomisë së bashku me odat ekonomike veçmë i kanë definuar produktet dhe çmimet e tyre dhe e njëjta sipas tij, pritet të shpallet deri fund të muajit të ardhshëm. Shprehet i kënaqur nga efektet e shportës së konsumimit të vjeshës dhe thotë se kjo është zgjidhje e duhur për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve.
 
“Veçmë është definuar lista e produkteve që presim të publikohet para vitit të ri, pra janë definuar produktet dhe çmimet. Ne punojmë edhe më tutje. Efektet e këtyre masave veçmë shihen dhe kuptohen edhe në raportet e publikuara të Entit Shtetëror për Statistika, ku pas një kohe të gjatë, inflacioni mujor është në minus, pra kemi 0.7 % respektivisht jemi në deinfkalcion nëse i krahasojmë muajin tetor me muajin shtator. Mua më vjen keq që opozita kritikon këto masa, mirëpo numrat tregojnë të kundërtën, efektet e kësaj mase po ndjehen pozitivisht nga qytetarët.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
 
LSDM: Shporta e vjeshtës nuk dha efektin e duhur
 
Por kështu nuk mendon partia opozitare LSDM. Ata akuzojnë se gjatë kësaj periudhe çmimet nuk janë ulur në vend. Madje thonë se shporta e konsumimit të vjeshtës është e gabuar dhe e vonuar, pasi që siç thonë ata, qytetarët nuk kanë ndjerë asnjë lloj ulje të çmimeve. LSDM kërkon që miratohet pr/ligjin e tyre për heqjen e TVSH-së për ushqimin, me të cilin qytetarët do të kursehen deri në 2.000 denarë në muaj si dhe të zbatohet ligji për praktikat e padrejta tregtare për të parandaluar rritjen e çmimeve të reja në të ardhmen.
 
Deri në këto momente orizi, mielli, makaronat, vaji, qumështi, kosi, produktet e tjera të qumështit, primet frutat ishin në listën e 73 produkteve në të ashtuquajturën shportë të konsumit të vjeshtës. 
 
REXHEP QAMILI